Kush Jemi
Kompleksi Turistik DEA është i vetmi i përmasave të tilla në Shkodër, i cili shtrihet në bregun e lumit Drin, poshtë urës së Spatharit. I gjithë kompleksi është i ndërtuar me gurë dhe skulptura unike guri. I rrethuar nga një kopësht i gjelbëruar dhe me lule shumëngjyrëshe, sipër një liqeni artificial, vizitorët lirisht mund të vozisin me miqtë apo të dashurit e tyre dhe të përjetojnë momente të paharrueshme. Gjithashtu struktura e kompleksit, në pjesën e jashtme, ofron një hapësirë të bollshme parkingu pa pagesë për të gjithë mysafirët që duan të kalojnë kohën e tyre të çmuar tek ne.
Bar
Gjithë hapësira e brendshme e kompleksit është i punuar me gurë dhe skulptura unike, duke i ofruar mysafirëve eksperiencën e estetikes dhe të së bukurës. Ofrojmë një shërbim cilësor, të kulturuar dhe elegant, duke bërë të mundur që qendrimi në kompleksin tonë të jetë unik në të gjitha kuptimet. Shumllojshmëria që ofron Bari ju bën të ndiheni rehat në plotësimin e dëshirave të zgjedhjes tuaj. Kompleksi ynë është ideuar për të gjitha moshat. Aty çdokush gjen oazin e vet të qetësisë dhe të frymëzimit.
Restorant
Të ushqyerit bëhet një eksperiencë unike tek ne. Ofrojmë gatim tradicional shqiptar, por gjithashtu kënaqim shijet edhe me gatime nga kuzhina italiane, duke bërë të mundur që të ekulibrojnë eksperienca dhe shije të ndryshme. Të gjitha këto me çmime konkuruese në treg
Salla e eventeve
Salla e eventeve përbëhet nga një hapësirë e bollshme dhe e bukur, me një stil unik në llojin e vet, me një kapacitet prej 300 vetësh. Ne ju japim mundësinë që të memorizoni kujtimet tuaja më të bukura të jetës në ambientet tona, duke ju ofruar cilësi dhe profesionalizëm.
Ambjenti i jashtem
Rrugina kalldremi, ura, liqeni, kafshët, një shtëpizë në pemë, varka ku mund të vozisni në qetësinë dhe mrekullinë e natyrës, kjo është ajo çfarë ju ofrojmë në ambientin e jashtëm të kompleksit tonë. Një oaz qetësie dhe bukurie për të harruar zhurmën dhe rrëmujën e jetës së përditshme të qytetit.
Kopshti zoologjik
Kopshti zoologjik është një tjetër atraksion për mysafirët tanë, sidomos fëmijëve të cilët mund të përmbushin dëshirën e tyre për të parë arinjtë dhe për të bërë foto me ta. Në pjesën e jashtme të kompleksit, në kopshtin tonë të gjelbër dhe me lule, kanë shtëpizat e tyre qenj, mace, zogj e arinj, të cilët e bëjnë qendrimin edhe më të këndshëm
Liqeni
I shtrirë në bregun e lumit Drin, poshtë Urës së Spatharit, nga kompleksi ynë mund të shijoni mëngjeset dhe perëndimet më të mahnitshme që mund të keni parë ndonjëherë. Uji që rrjedh në currilat përreth liqenit artificial, i bën unike orët e kaluara në ambientet tona. Atmosferë piktoreske, rrethuar me gjelbrim dhe kafshë, të jep ndjesinë sikur je brenda pikturave impresioniste të Monet, duke përjetuar një magji.
Galeria
Immagine 1
Immagine 2
Immagine 3
Vai alla Gallery